Veç ca vite ti kthej mbas-Godo Mehmetaj


Vec ca vite ti kthej mbas

s.doja tjeter ne kete jete

vetem rinine ne taraca

dhe veshtrimin poshte ne det

Zjente gjaku ne damare

kush te shkonte ne aksion

tani i kujtoj si enderr

burimet me emocion.

Kalonim diten me kenge

nene hije hidhnim valle

gjoksin mbushur me deshira

nene arome te potokalles

Ato vite kam ndermend

nostalgji qe me mundon

ishin te moshes rinore

kerkonim vetem aksion.

Jemi endur botes mbare

vendin tone e lame te mjere

atehere kish agrume plot

tani gjen vec drize e ferre.