Larg nga dyfytyrësia…Suzana Rama


Plagë e keqe, hipokrizia,

mbjellë e korrur nga gjithësia,

përflakur, përqafuar nga njerzia,

nga burri, gruaja, biri dhe bija.

nga miku, shoku e gjitonia,

nga më i thjeshti tek zotëria,

nga xhelozia edhe pasiguria,

s’qëndron dot vetëm tek fëmija,

s’ka botë më të pastër se bota e tija….

Mos e gënje vehten, duke thënë jo,

tek unë hipokrizia nuk egziston,

se ka situata plot insinuata,

kur hahet buka e përmbyset pjata,

themi të kundërtën,mbulojmë vehten,

ku fajin s’e mbajmë e çojmë tek një tjetër,

kur s’duam të çfaqim atë që mendojmë,

kur indiferencë duam të tregojmë,

e që të përfshihemi nuk na intereson.

Më e keqja është se ajo zë vënd,

në zëmër, shpirt gjithë portretin tënd,

të lë pa sy, pa veshë, të jep dhe mënd,

të bën stativ të rrish në një vënd,

s’më intereson, s’mundem, nuk dua,

të bëhet, ç’të bëhet, ç’më duhet mua,

të gjitha këto janë çfaqje e huaj,

ndikojnë tek të tjerët dhe jetën tuaj.

Ruhuni miq, larg nga hipokrizia,

larg nga dritë – hijet e dy fytyrësia…….