Malli më mbyti për ty
e dashura vendlindje
Gjithmonë ndërmend të kam
më çfaqesh edhe në ëndrrat e mia.
Këtu i lash shputat e para
dalngadal ato u tetën
nuk mbeti asnjë gjurmë
u bën pluhur era i mori!
Jeta vazhdon, ndrrohen gjeneratat, kujtimet mbesin
nuk tretën i ruajmë në memorjet tona, derisa të frymojmë në këtë jetë!
Shpesh më rikthehen kujtimet
vitet e kaluara, ku qëndroja
me orë të tëra, duke shikuar
këtë bukuri të rrall të vendit tim
Kurse tani më dukët
se çdo gjë u zbeh, u venit!
Ndrrohen vitet, ndrrohën stinët
ikin ditët pa i parë, pa i ndih!
Këtu unë u rrita e lirë,
si zogu në mal, e koha ime më e bukura e jetës sime-rinia
Këtu u rrita e ndjeva vetën të
mbështjellur me dashuri,
më fali shumë kujtime të bukura.
Me mall e nostalgji kujtoj kohën
e përjetuar lindjen dhe përendimin e diellit për çdo ditë.
Këto kujtime i ruaj në sirtarët
e mija si gjënë më të çmuar.
Tani vendit i mungojnë shumë gjëra të rëndësishme
Në rend të parë bujaria, respekti
e dashuria për njëri-tjetrin.
Tani ka ndryshua çdo gjë
edhe njerëzit edhe vëndi duket ndryshe, Çdo gjë duket e zbrazët, e heshtur pa gjallëri,
por e bukur, e freskët me
aromë malore.
Vall a mund të jet ndryshe parajsa me ujë të kulluar,
gurgullima e ujit në lum,
Me kroje e lugje të gjelbëruara,
me lule të luluara nën kaquba,
me melodine këngëve të zogjëve,
Pyjet me lisa e kullosa,
arat me bereqete,
Lendina e livadhe me lule plot,
Gjithçka të bukur këtu i gjej!
Ky është thesari i vendit tim të çmuar.
Isha dhe jam e dashuruar në këtë vend të bekuar!
Tërpeza ime më i bukuri vend!!!
Besa Januzi-Rexhepi
10. shtator 2023
Michigan- !
