Veprimtari kushtuar krijimtarise se Shaban Muratit


Gazeta Destinacioni

Ne teatrin “Aleksander Moisiu” Durres u zhvillua veprimtaria kushtuar krijimtarise se diplomatit dhe studjuesit Shaban Murati, “Nderi i Qytetit te Durresit”. U diskutua gjeresisht per vlerat dhe rendesine e korpusit te plote te veprave te tij kushtuar problematikes aktuale diplomatike te ceshtjes shqiptare, te marredhenieve te Shqiperise me shtetet e vecanta te Ballkanit dhe te faktorit te huaj ne Ballkan.

Fjalen e hapjes e mbajti kryetari i Shoqates “Durresi Autokton” ing. Abdulla Deliallisi. Per profile te ndryshme te krijimtarise se diplomatit Shaban Murati folen shkrimtaret e mirenjohur Bashkim Hoxha, Vaso Papaj, Shpend Topollaj, Hiqmete Berdaku-Daja dhe studjuesi i gjeopolitikes Pano Hallko. Veprimtarine e drejtoi poetja dhe moderatorja e njohur Teuta Dhima.

Ne kuader te veprimtarise u dha edhe nje koncert artistik, ku kengetari i njohur Dhimiter Stefa interpretoi edhe kenge, qe kane tekste te Shaban Muratit.