Vetëm në përralla….Zymer Mehani


Zymer Mehani
Vetëm në përralla….

Vetëm në përralla
Mund të jetë derdhur
Më shumë gjak
Se në ty, toka ime

Vetëm në legjenda
Toka mund të jetë skuqur
Se në ty, Kosovë e bukur

N’kullat e tua të rrënuara
Por kurrë të nënshtruara
Shumë gjak u derdh për ty
Si vrushkuj ujërash të shfrenuara
Si rrëke valësh të trazuara
Që i kapërceu dhe brigjet
Dhe i kaloi shtigjet
E koha kalon
Kujtesa jeton

U shuan mbretëritë
E perandoritë
Por mes popujsh e kombesh
Rreth e rrotull botës
Ende rrojnë mëritë
Shpërthejnë hasmëritë

Por prej varreve të dëshmorëve
Të martirëve e të heronjve
Seç mbiu kalliri i lirisë
Që e paralajmëroi
Agun e lirisë.