Vllau i motrës për ti nëna!Nga Zihni Ndregjoni


VLLAU I MOTRËS PËR TI NËNA..!!

– T’pash në ëndërr motra ime,
ah moj motër moj.
Kisha la me lot jastekun.
loti moj më zgjoj.!

Motër moj ,
nënën si e kam.
Shpesh lemza më ze,
a thua për mua qan.!?

Fshia motër lotët nënës,
kur ajo vajton.
Thuaj vllau im është mirë,
t’fala ti të çon.!

Nuk ju kam harruar kurrë,
larg bre fort jam.
Amanet oj motër nënën,
n’zemër ju u kam….!!

– Vëllau i motrës për ti nëna,
m’bëri amanet.
Dua djalin ta shoh dhëndërr,
para se me vdek….!!