Zgjohu si ëndrrat e mia
Ca fjalë të pathëna, dua të ti them .
Po bie shi furishëm,
E gjethet në ngjyrë bakri,
si pylli pa jetë ,
po bien ngadalë .
Toka s’ka nevojë për lotët e mi
Era i thau brenda syrit tim,
nuk arriti të rrëshqasë në
buzët e eshkëzuar nga zjarrmia!
E lëndova lisin e moçëm ,
me tehun e shpirtit të djegur.
E godita disa herë ta rrëzoja,
si pendët e një zogu fluturues .
Edhe dielli i sotëm nuk bie mbi lis,
është mbuluar nga retë, të cilat duken si baticat e ujit ,
Ky ështē ligji i natyrës!