JETA PA DASHURI ËSHTË E KOTË!
(Në pritje të Shën Valentinit)
S’e kam njohur “Shën Valentinin” e paramesjetës,
Kam njohur kohën e tij n’kohë tjetër,
Në një kohë të pakohë,
Se koha e vjetër!
N’kohën e parë kryqëzohej pagëzuesi,
Djemtë rreshtuar për kryqëzata plackitëse,
Suleshin si tsunam mbi popujt e pambrojtur,
N’emër të “Perëndisë”
Dhe po n’emër të “Perëndisë”,
Dënonin me vdekje,
Pagëzuesin e dashurisë!
Tmerri i kohës sime të pakohë,
S’dënonte pagëzuesin,
As ata që e donin cmendurisht,
Ajo dënoi me vdeje vetë dashurinë,
E shndërroi kufomë të gjallë,
Njerinë…!
Unë e fsheha dashurinë skutave t’e fshehtesise,
E pse e dija se do persekutohesha,
Më egër se Jezusi,
Por kurrë s’e dorëzova shpirtin,
Se mbrenda tij frymonte dashuria,
Si energji e pakufishme,
Si një pasuri e pallogaritëshme,
Për ta lënë trashëgin brezave,
Të marrin mesazhin thelbësor të jetës;
Se pa dashuri jeta s’vjen n’jetë,
E në ardhtë sic vijnë gjallesat, instiktivisht,
Asnjë lloj ngjyre s’do të ketë,
Zërat e saj do të jenë si të kukuvajkës,
Që ndjellin përherë mort,
Jeta pa dashuri…
Është e kotë!