Elegji  ne  proze  per  humbjen  e  nje  iluministi   te  madh-Dr.  Eduard  a.  Skufi


                       Dr.  Eduard  a.  Skufi    ATHINE 

Një  artikull  ekspres ,  i  pa autorizuar  kur  zemra                     nuk  mund  të  heshtë…

Ike  pa  zhurmë , me dinjitet  dhe  me  vecantinë tënde . Ike por mbete me  veprën  tënde  madhore  , që  na dhurove  neve dhe gjithë   universit . Ike  pa  shumë fjalë , pasi ti flisje  me veprën tënde. Jeta të vendosi në rolin e një misionari,  për ti dhënë dritë atyre ditëve  pa diell . Ti si një Diogjen  modern , pa zhurmë  me dritën e kandilit  kërkoje njeriun , kërkoje  virtytet. Zhurmën dhe polilogjinë  ja le atyre mediokërve  meskin  , që  si  hijet  e natës  donin të zvenitnin , me letra dhe mail pas shpine . Ata që të njësonin  në përballje me gjitonin e “sokakut  të të marrëve “. Nuk mund ta kuptonin ata se ti dhe dritë në dy shekuj , kur      ata  nuk ndriconin  as shpirtin e tyre. Ti  njeriun  e  thjeshtë e bëre  Promete , por nuk denjove të dialogoje me ata tipa. Ti ishe, Je dhe do te mbetesh jo vetem një gjeni në një magji letrare  por illuminist , figure poliedrike  që  vazhdimisht  do të  frymëzosh . Mendoj që brezi im ka një brengë , që nuk të tha Faleminderit . Të faleminderit o i shquari Kadare,  që na bëre bashkëkohës me figurën dhë veprën tënde . Të faleminderit maestro që na ndricove  rrugën . Të faleminderit  pendëartë që na bërë të harrojmë  Eseninin dhe Dostojevskin, Heminguejn dhe Tolstoin, se i gjetëm tek ty. Ti  ishe sintezë  G.Orwellit fin dhe antitotalitar  me F.Kafkën existencialist dhe filozofik , mbase dhe dikush tjetër , që u  përpoqe me sinqeritet  vec  për  progres,

dhe  emancipim  social.  Shume emigrantë si unë  bashkë me fotot e prindërve , veprat e tua i ruajmë dhe i konsultojmë si Biblën. Kjo verë – dimër  e pamëshirshme të rrëmbeu fizikisht , por ti nuk u shove pasi  le dritën pas.Le pas romantizmin, vlerat etike dhe estetike, gjithcka intelektuale dhe  u vendose  në pjedestalin e pavekësisë. Tani që fizikisht largohesh, në skenë mbetesh me imazhin krenar dhe observativ por  të pavdekshëm, mes “ Gjeneralit të  ushtrisë  së vdekur  në “Dimrin e fundit “ për  në “ Pallatin  e  Endrrave “ , ku  konvertohshin   në utopi…  Ti i ngrite kokën lartë shqiptarit të përbuzur e të  fyer nga ironia e fatit. Dhe brezat e ardhme do të thonë : « Kur thua magji letrare nënkupton … , kur thua filozofi fine nënkupton…, Kur thua psikoanalist mes figurash letrare nënkupton…, kur thua dritë që ndricon rrugën nënkupton vetëm  I.Kadaren. Nuk mund të them Lamtumire se do të ritakohemi në veprat e tua. Pra mbetet një Faleminderit nga zemra për ty i madhi  Kadare  në  pambarim !