ELEGJI E NJË PLAKU
Nuk qaj se më ikën vitet,
Por druaj, më dridhet zemra
Nga barërat rritur mbi varr.
S’trishtohem për muzgun e hirtë,
Se dielli prap do të lindë;
Qaj ditët që s’kanë kthim,
E çfarë më shohin sytë.
S’mërzitem për yllin e anuar
Pse m’a zuri befas një re,
Qaj shpirtin e përvëluar,
Që s’tretet dot nën dhe’.
Qaj njerëzinë e mërguar,
Qaj strehën ku kam lerë,
Se kohë e ëmbël, e uruar
Kurrë në jetë më s’vjen.
Fëmijët na harruan të gjallë,
Veç kur ikim na qajnë me oiiii!
E ç’vlerë ka ai lot faqeve zvarrë,
Kur ne po vdesim në vetmi!…
MALLË
Mbetëm shumë kohë
Pa u takuar,
Shumë kohë…
Degët e mallit u thyen,
Asnjë gjethe s’beti pa u rrëzuar;
Cikloni i jetës i mori me vete,
Yjeve i shpërndau.
E unë, kur shikoj yjet,
Ndjej fëshfërimën e gjetheve,
Konturoj mallin tënd,
Duke shkallmuar
Me hobe harresën.
SI IBRIKU I ÇAJIT
Çdo mëngjes,
Kur dëgjoj lajmet,
Me analista,
Kryeministra, mbretër, e manjatë,
Në bisht të syri
Rri e vështroj
Mbi stufë si zien çajë.
Vështroj si uji i harbuar
Turfullon e s’di ku ta lërë vrapin;
Derdhet lirshëm
Nga skaji në skaj,
Lehtë pa zor
Shuan zjarrin.
Nga vëllimi “Pegasiane”