Fragment nga romani pa i botuar-Petraq J.Pali


“Drejtesi e mjergullt Amerikane”

Lindja e djalit, sëmundja e Sofisë, etja dhe pangopësia e pa skurpullt e avokatit dhe të birit për t’i rrëmbyer pasurinë nënës së Smithit dhe të atit, solli shumë strese dhe ankthe për ta. Si Smithi ashtu edhe Karlo e Klara e perjetuan keq ketë situatë te pamenduar mirë dhe të paparashikuar.Avokati sillej keq. Provokonte ditë për ditë dhe ankohej hera -heres ne polici,mbas çdo debati që bënte me ta. Ishte tamam “Skuth”.Ne shumë raste spiunonte se gjasme ne biznesin e tyre familjar nuk paguheshin rregullisht detyrimet e taksave shteterore e lokale,vetem e vetem që Smith të hiqte dorë nga administrimi i kompanisë dhe ta merrte djali i tij drejtimin. Kjo e tërbonte Smithin edhe Karlon, i cili banonte larg me Greisin, por dëshironte t’i rrinte pranë djalit të tij tani që Sofia kishte humbur kontrollin e ndergjegjes nga sëmundja. Përsëri pati probleme zemre e me pas nje goditje te lehte cerebrale. Për këtë arsye do të qëndronte disa kohë në gjumë, terapi intesive. Karlo, ishte në kontakt me çdo problem të tyre dhe ndiqte rregullisht bilancet, hallet dhe ecurine e biznesit, jo për interesat e tij personale se ia kishte deklaruar me kohë Sofisë që nuk e “guduliste”aspak pasuria e saj, por ç’t’i bënte djalit. .Lidhjet e Karlos me të atin çdo ditë konsolidoheshin më shume sidomos pas lindjes së djalit i cili u solli lumturinë familjes gjysmë të copëtuar.Nga ana tjeter Smithi, mbas darkës se madhe të shkollimit tij,po rriste akoma më shumë popullaritetin, se tani më shumë se kurrë ishte bërë një person më i njohur dhe me më shume vëmëndje të autoriteteve, falë aftësive të tij,dinamizmit si dhe aftësive të tij organizative, mbasi reputacioni i tij ishte shumë i madh në komunitet, aq sa shume zëra kishin vendosur ta propozonin që të ishte në udhëheqje të administrates së qytetit, dhe në zgjedhjet e fundvjeshtes, te ishte kandidat për kryetar bashkie.Vetëm lakimi i emrit të tij si i propozuar dhe më vonë edhe si i zgjedhur në pushtet shtoi xhelozine e avokatit, i cili përpiqej ta pengonte në shumë forma, pavarësisht se ia dinte frikën dhe çmendurinë e rinisë së Smithit, por ai hidhte gurin e fshinte dorën, si thotë populli. Në shumë raste nxirrte të birin të përplasej me ta.Ndodhi keto kohë që policia vrau në një protestë një djalë me ngjyrë,ku Smithi ishte në krye të turmave protestuese.Mijëra njerez të irrituar thërrisnin emrin e djalit te vrarë,duke iu vërsulur policisë me çdo lloj mjeti,duke thyer xhama makinash,dyqanesh,perleshje fizike me policinë dhe me punonjës të sigurisë kombëtare. Smithi në shumë raste shfaqej hera-heres si negociator midis të “rebeluarëve” dhe shtetit.I dëgjohej shumë fjala dhe dashur padashur u bë protagonisti më i besueshëm në popull. Kjo gjë e shqetësonte shumë avokatin i cili priste çastin që Sofia sadopak të behej mirë t’i merrte firmen asaj për të ‘’rrëmbyer pasurinë”.Në këtë valë shqetësimesh e tensionesh Smithin e mundonte sistemi, e mundonte pabesia e gjendjes, mes së drejtës dhe faktit. Ndryshe thuhej e ndryshe veprohej.Në protesta që zhvilloheshin hera- herës, Smithi merrej në pyetje si dëshmimtar i të ‘rebeluarëve’. Në çdo rast ky dilte në mbrojtje të tyre deri sa gjykohej dhe rebelohej e protestonte para policisë apo gjyqësorit. Në shumë raste, kur drejtësia nuk ishte e drejtë në dëm të tyre pa prova e fakte konkrete,nuk u pajtua kurrë me ata që shkatërronin, dhunonin apo bullizonin organet. Kishte ngarkesë psikologjike dhe ishte shumë i ngarkuar si me punët e komunitetit, por edhe me biznesin në të cilin fusnin hundët dhe sabotonin si avokati dhe i biri. Ishte në luftë të heshtur me ta, por dhe ballë për ballë, kur i kalonin caqet. Bile e mbante përbrënda dhe ndjente urrejtje të madhe për të birin e avokatit, për fjalët që kishin qarkulluar para lindjes se djalit. Ky shpifës intrigant e thashethemaxhi brënda biznesit së tyre , kishte thënë se gjoja Klara kishte një lidhje të dyfishte. Kjo e egërsonte Smithin deri sa hera- herës humbiste gjykimin dhe kërkonte hakmarrje.Shpesh i dilte në ëndërr Sofia që ende vuante e pa pergjegjshme nga sëmundja, për të cilën kishte çaste që ndjente një fare urrejtje dhe përçmimi që punët i kishte lënë zvarrë e nuk i kishte vënë pikat mbi I,se çfarë do të ndodhte më pas me pasurinë e saj. Me Klarën ishte fort i dashuruar. Djalin e donte çmëndurisht,Karlon, Gresin i respektonte dhe dëgjonte këshillat e tyre. Ata e zbusnin, kur ky irritohej dhe donte të hakmerrej me avokatin. Kaluan kohë dhe jeta e ngjeshur me halle po e komplikonte çështjen,aq sa shpesh e humbiste gjykimin,kur avokati shpifte apo denonconte ndonjë gjë të re kundër tyre. Me pak fjalë,biznesi apo gjithë ajo piramidë dobiprurëse e Sofisë të ishte në shumë duar siç ishte do dështonte dhe do dilte si e pasuksesshme.Deri tani,Karlo,duke ditur temperamentin e të birit përpiqej me çdo kusht të frenonte të mos kishte asnjë lloj përplasje apo konfortim me palën tjetër. Çdo ditë, nëpërmjet komunikimit me skype, i thoshte e i sygjeronte variante të shumëllojshme të zgjidhjes së problemit po qe se Sofia ndërronte jetë e nuk do përmirësohej. Mes këtij komunikimi, avokati, jo me hamëndësime, por me përgjërime dhe bindje kishte berë kallëzime të shpeshta në polici si i kërcënuar prej tyre dhe kërkonte mbrojtje. Policia në të tilla kushte thërriste, dhe Smithin, dhe Karlon, pse jo dhe Klarën,por edhe avokatin e të birin në ballafaqime për t’i këshilluar apo të sheshonte ose eliminonte ndonjë konfortim të mundshëm mes tyre. Avokati dhe i biri, kërcënoheshin nga të “rebeluarit” e komunitetit ,miq e dashamirës të Smithit në forma të ndryshme qofshin këta punonjës në biznes apo jashtë tij.Me pak fjalë avokati ishte në shënjestër. Bullizohej, kërcenohej shpesh nga një rreth i gjërë. Ankesat e tij me shkrim e me gojë ne polici apo kallëzimet penale ishin bërë tash me qesharake dhe të shumëllojshme. Opinioni si nga policia dhe popullata, ishte në disfavor të tij.Ai,po behej i detyruar “murg”i opinionit.Gjithsesi,Smith ishte i vëmëndshëm me bilancet e bisneseve të së sëmës,ishte në krye të punës. Me kontabilistat e llogaritarët gjithmonë ishte korrekt. Punonjësve u jepte të drejtat e tyre si kërkonte dhe korrektesë pune prej tyre. Çdo mbasdite shkonte në spital te e ëma. Të dy me Klarën i rrinin në kokë të sëmurës. Ndiheshin keq kur aty vinte dhe avokati me çantën e tij të zezë të rrëmbente ndonjë firmë po të hapte sytë Sofia. Ky burrë i fëlliqur dhe i keq u bë bozë. Ai,gjente momentin e shkonte në spital tek e sëmura, kur nuk kishte njeri. Po kur ndodhte ndonjëherë që përplasej me Karlon,i cili vinte me bashkëjetuesen e tij nga larg, apo kur gjente aty Smithin pëshpëriste disa fjalë nëpër dhëmbë dhe largohej si i “dhier e i frikuar”. Sipas mjekëve, Sofia, mbas dy javëve do përmëndej,por nuk dihej sa dhe si do të ishte koshienca e saj gjatë gjumit tremujor .Ndërkohë Karlo kishte parë një ëndërr të njëjtë disa ditë me rradhë dhe të llahtarëshme, por dhe shpresë dritë,të cilës ia pati treguar dhe të birit duke e paralajmëruar të ishte i kujdesshëm se parashikonte perplasje dhe acarim e ta. Rëndësia e çështjes ishte me të vërtetë serioze.

******