Nanë-Tyran Prizren Spahiu


Tyran Prizren Spahiu

Ishin kohët e errëta, jetësim i zymtë

Varfëria, frika na përcjellnin

Nëntë muaj nga jeta yte e shtrenjtë

U dorëzove madhështisë shtatzënë.

Tani…je në mua në trupin tim

Si yllëz qiellor rron në kujtesë

Më mbërthen lumturia e jashtezakonshme

Uni im noton qetë në ujërat e jetës.

Mendimet pandërprerë më mbulojnë

Prania yte më mungon

Them në vete të të përqafoj e dashura nënë

Ngrohtësia, dashuria ndaj teje më begatojnë.

E çiltër, vyer, më pritje te dritarja

Bujaria yte në mua e skalitur

I lodhur, turpëruar, tentoja të kërkoj falje

Por nënë, ti më paraprije me buzëqeshje të paparë.

Atje lartë në botën e amshueshmërisë

Rrethuar me lule në majet e Parajsës

E mallëngjyer kujto djalin tënd

Me dëshirë të vetme të takohemi në Xhenet…

Tyran Prizren Spahiu

vargje poetike

UJE BURIMI