Nuk ka rëndësi:Gina Kapaj Xhaferaj


Nuk ka rëndësi

E ç’rëndësi ka se si ngroh dielli atje e këtu
E ç’rëndësi ngjyra e hënës së verdhë a në kuqëlimë.
Kur shikon se zemra të fluturon a bëhet si prush
E merr rizgjimin e ëndërruar në agimin e ri

E ç’rëndësi ka se lisat rrinë krahë për krahë
si ushtarët që bëjnë roje në një mal a bregdet.
Midis tyre këndojnë zogjtë
me tinguj të rrallë.
Blerimi mbulon fusha, kodra, shteg më shteg.

E ç’rëndësi ka se lumi rrëmben ç’gjen përballë.
E në anë të tij nxjerr trungje e shkarpa.
Ka rëndësi kur jeta të sjell një vello të bardhe
Me ngjyrë të artë si zog a pulëbardha

E ç’rëndësi ka kur në zemrën tënde vjen behari
Pas një dimri të paparë me borë e stuhi
E bukur është kur pranverën e pret me mall.
Si një dhuratë që është më shumë se një barrë flori.

Gina Kapaj Xhaferaj