Sukses i madh në Paris i filmit “Tashko & Koço” -Angjelina Xhara Papalilo merr çmimin “Grande Ekselans” !Mbresa nga Parisi Silvana Braçe


Silvana Braçe

Kam drejtuar shumë herë ngjarje të rëndesishme të jetës kulturore artistike , brënda dhe jasht vendit, por këtë që përjetova në Paris, nuk do t’a harroj kurrë…Lotët në sy. emocione të verteta nga krijues e artdashës, tregojnë se këtu ka gjurmë të vërtetë arti…Kalvari i punës që mban në shpinë të nxjerr në ndriçimin që duhet. Kësaj rradhe në Paris unë prezantova dy evente artistike filmin dhe poezinë kontemporane. Shfaqja e filmit dokumentar “Tashko & Koço, një love story shqiptar” sjell shpirtin e dy krijuesve të shquar të filmit nga Kinostudio dhe RTSH, Angjelina Xhara dhe Ylli Pepo, sejcili në fushën e vet krijuese në skenar e regji! Dëgjova fjalë frëngjisht qe i dimë të gjithë, si magnifik, formidable, exepsionel, profond sentiment….shumë herë në komentet mbas shfaqjes së dokumentarit të mrekullueshëm… Ideatori i shfaqjes është Luan Rama, që bëri një drejtim shpirteror të dy aktiviteve ,duke përfshirë edhe prezantimin e dy librave nga poetesha e poeteshave, Mimoza Ahmetaj. Ishim të dy bashkë që drejtuan këtë ngjarje të rëndesishme, në zemer të Parisit. Siç e thanë të pranishmit, “La maison de l Albanie”, për herë të parë shkëlqeu me një veprimtari të veçantë kulturore artistike! Ky ishte mendimi i të gjithëve, që ndejtën gjatë pranë njëri tjetrit e folën pafund… Angjelina e hutuar, me buzëqeshje të përmbajtur e me dritë në sy, dëgjonte dhe ndonse dinte frëngjisht nuk donte të fliste ,se i dukej sikur do të thoshte fjalë gabim, para francezëve, ajo dëgjonte dhe fliste shpirterisht me të gjithë, që donin të thoshin diçka të thellë për filmin. Ah, moj Angjelina, nuk i kishe marrë masat për të dokumentuar me kamera ato çaste kaq mallëngjyese e prekëse qe përjetuam të gjithë…Por fotografitë flasin shumë, edhe videot e shkurtra me fjalën e Presidentes së Albanian Ekselans, z. Flora N. Nikolla, edhe fjala e hapjes e poliedritetit artistik e diplomat të shquar, Luan Rama…Kush ka interes le të hapë fb. Instagramin dhe diçka do marrë nga magjia e atij takimi artistik. Vetë Eno, ishte i pranishëm me Albumin dhuruar kësaj Foleje të shqiptarëve në Paris. Dedikimin e kish bërë frëngjisht me fjalë të zgjedhura për nënën e tij, prej ku nisi fluturimi magjik artistik i saj nga Monpelje e veçanërisht mbarimi i Konservatorit në Paris. Angjelina të ndoqa tek flisje me z. Spango Hanssen I lërove kolltuku dhe vetë u ule mbi tavolinë… Ai ishte i pari që diskutoi menjëherë pas filmit duke thënë se ishte i befasuar, i emocionuar dhe i prekur nga kjo histori legjendare dashurie dhe nga ky realizim filmik,që ndonse është në shqip kryesisht, të jep emocione të thella në përgjithsi për talentin e këtij çifti të jashtëzakonshëm artistësh! Gruaja e tij,z. Betran.foli në një intervistë që u vu dhe në internet,marrë nga Luani, në prezencë të Angjelinës… Ajo thotë tekstualisht se nuk e kupton gjuhën shqipe, po kuptoi fillim e fund një interpretim të lartë të dy artistëve të mëdhenj, në vite të vështira të luftës… Që ti Angjelina , një ditë më pas, tek komenti në emisionin “Ura” të Artur Bejzade i quajte, vite kolere…duke nënkuptuar Garzia Markezin e madh! Ju falenderoj me shpirt për këtë dhuratë që më bëtë, ju sëbashku me artistin e nadh, Nderin e Kombit, Eno Koçon duke më zgjedhur të merrja pjesë si përfaqsuese nga Shqipëria në Paris… Po. Po…unë kisha me vete emocionet e tre premierava në Tiranë e Korçë,,tek Akademia e Shkencave, tek salla Unesko në Muzeun Kombëtar dhe Teatrin ,Andon Zako Çajupi në Korçë… Por në Paris ishte diçka ndryshe, diçka magjike… E meritonin këta dy kometa të zjarrta të artit shqiptar, Tashko&Koço, të priteshin aq ngrohtë në Paris…Ata janë në themelet e depërtimit të artit perëndimor në Shqipërinë e dikurshme, qe kthente sytë e saj nga arti i Rilindjes Europiane, me Teftën nga Franca e Italia …po edhe nga Bukureshti e Milano, prej ku vinte baritoni i madh,”princi rus” siç e quan shtypi i viteve 30, të. Kristaq Koçon të cilin Tefta e ëmbël e zgjodhi nga elita që po i jepte frymë një Shqipërie të varfër e të paditur,por me një art popullor ku u ngjizën perlat e këngës qytetare shqiptare! Ja përse La bohema e Puçinit, Ariet e Verdit, të Mozartit, të Hendelit e Doënixetit vinin me një tingëllim më të veçante në koncertet e para nga Korça e Shkodra, në Tiranë e Durrës, në Kavajë , Elbasan, Fier, në Gjirokastër, Vlorë, në Himarë… Ja kështu me erudiocioni fantastik të Luan Ramës përmenden vendet historike të Parisit ku Tefta kishte shtëpinë e saj e shoqëruar nga nëna Eleni e vëlla Aleko…Arsimimi i saj , letrat e mrrekullueshme të shoqes së ngushtë,që këmbëngul ,duke e këshilluar e ndjekur …Ku je ti, cfarl bën…Mos shko në Orient, ty të pret një perspektive e madhe, mos iu nda Parisit e Londres…Kujdes edhe pa ngrënë të jesh të paraqitesh në audicionin me Xhonson, drejtor i Metropolitanit në NY Jork… Të gjithë këtë jetë të jashtzakonshme dokumentari e sjell si një dëshmi të pakontestueshme ku përmblidhet në një, e verteta dhe arti, dashuria dhe përjetësia, pasioni dhe talenti… Pjesa e dytë e kësaj mbrëmje magjike në Paris ishte prezantimi i dy librave të poeteshës Mimoza Hametaj, e cila ju referua shpirtit hyjnor të Teftes në tre çaste kryesore të diskutimit të saj. Tekstualisht ajo shprehet për artisten tonë të madhe me fjalët… ” Tefta Tashko ishte nje yll qe doli nga bota fenomenale drejt sociales dhe europianes. Megjitate dashuria e saj per dinjitetin e cdo njeriu, beri qe ajo vete te shkonte krahinave te vendit per tju kenduar kenge fshatareve, qe tua vishte shpirterat me ndjenje, me ato zanoret e mrekullueshme te zerit te saj qe i shoqeronte pianoja mbi qerre. Fuqia e saj per ta dashur fenomenalen, edhe pse ajo mund te mbetej artiste salloni, eshte nje dimension i Tefta Tashko Kocos qe do te vazhdoje te trondisi koherat.’ Sa bukur u shpreh dhe shqiptarja pariziene, tregimtare tepër interesante, Mimoza Kuchly. Bisedat tona me Zamir Matin apo me Klara Shehun, me Ezmeralden dhe burrin e saj, Zamirin, bisedat me shumë të rinj e të reja shqiptare, mu dukën me vlagë dashurie e simpatie të veçantë. Shikoja pranë e pranë tek flisnin Ylli Demneri dhe Angjelinën, dhe sikur shikoja një jetë të tërë krijuese. Komunikime interesante u bënë me perfaqsuesit nga Ambasadat shqiptare të Shqipërisë e Kosovës, z. Rovena Mocka e Z. Krasniqi, me emigrantë të inkuadruar tashmë në jetën pariziane dhe shikon vizionin e Shqipërisë së madhe të sotme të shpërndarë në gjithë kryeqytetet e botës…

Nuk do të harroj emocionin e Angjelinës kur në emër të Albania Ekselent,Presidentja, Flora N Nikolla, i jepet Cmimin “Grande Ekselens..”.E kam ndjekur gjithë karierën e saj dhe zgjodha të jap çmimet e sivjetshme , njërën kushtuar Angjelines dhe tjetrën..La maison de l Albanie, sepse pikërisht këtu e kam filluar veprimtarinë e shoqatës sonë mbarëkombëtare. Zamir Mati shton pas saj duke përmendur të paharruarin Kiço Blushi…që kshte propozuar vetë emrin e kësaj strehe të Artit… Mbresa dhe emocione të pafund… Ja si tregon dhe Anida Braho, antare e Bordit drejtues të Ekselans Albanian, “Unë jam rritur në duart e kushërirës së Teftes, u emocionova jashtëzakonisht nga filmi. Ju uroj të gjithëve përgëzime pafund, Edhe folësit ishin shumë emocionalë… Filmi i flet spektatorit në kater gjuhë, shqip, frëngjisht, italisht ,sllavisht…duke ndjekur trajektoren e jetës së artistëve të paharruar, Tashko&Koço…” Klara Shehu me plot emocion flet për letrat e dashurisë së çiftit Tashko& Koço”, të thella, plot mbresa dhe emocione të papara… Angjelina tërheq vëmendjen tek fraza e Kristaqit kur i shkruan Teftes…Të merr malli për Tiranën, që kur jemi jashtë e duam aq shumë dhe kur jemi brënda e shajmë…fjalë kaq aktuale edhe për kohët e sotme U morrën shumë duartrokitje emocionale, shtrëngime duarsh, krahërorësh,. Filmi është magjik.Si arti sintetik ai përmbledh disa profesione krijuese bashkë. Regjisori e sjell filmin në ekran në bashkpunim me një ekip të plote.Ai ka pranë fjalën e frymëzuar të skenarit, muzikën e formuluesit, tingujt jetësore, zërat e folsave tërheqës, për ti sjellë kuadrot filmike me sa më shumë vertetsi e emocionalitet.Operatorë të filmit janë Adi Grishaj e Xhemal Reçi . Për montazhin, Ylli ka shumë bashkpunime të suksesshëm me Gjergji Panon, qe tregon se ka përjetuat emocione personale me këtë film special. Producente shumë dinamike e filmit është Lorina Pepo,ndersa Producente ekzekutive është Valentina Hysa! Filmi për Artistët e mëdhenj, Tashko Koço, dy përfaqësues te denjë të viteve 30, 40, u realizua me mbeshtetje nga Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Kulturës! Dy krijuesi kryesorë të filmit janë me karierë të gjatë e solide. Ata kanë punuar se bashku mes tyre, dikur edhe filmin e pare ku u fol për herë të pare për Kosoven “Kosova me të verteta e saj të mëdha”, me pese episode, në vitin 1981! Kanë në sirtar edhe skenar për film artistik! Ylli dhe Angjelina, vitin e ardhshëm do realizojnë edhe një film tjeter qe duan t’a mbajnë sekret, se do jenë figura të dyta mbas dy krijuesve të rinj. Faleminderit Paris se na dhe ngrohtësinë e shqiptareve të vërtetë që na priten dhe se emocione të verteta artistike.! Paris 30 Mars 2024.