Si ti e bekura jetë, je historia ime ,
me personazhet e karaktere sigurisht,
Disa më lënduan , disa sollên gëzime,
Megjithatë të jetova ndjeshmërisht.
Përqafova të keqen e di më lëndoi,
Ty të desha ma shumë se vetveten ,
Zemër bardhësia, triumfoi,
Mbi korbat që ma deshên tê keqen.
Ja ku jam sot mes jush ,
triumfatore,
Kokën lart si feniks mbajtur,
Gabimtarë mbase është njërzore,
Veçse shpirtin si ujë Valbone,
kristal e kam ruajtur.