Zgjimi:Nga Maxhun Osmanaj


MAXHUN OSMANAJ

Istog, Kosovë
ZGJIMI
Kur ju zgjoj në agim,
Merrni me vete Diellin,
Kur ju zgjoj në mesditë,
Kujdes, përballja ju pret ,
Furtunat janë të egra,
Kur ju zgjoj në perëndim,
Merrni edhe Hënën,
Kështu e kërkon rruga e errësirës
O njerëz të mirë!
Kur ju zgjoj në kohë,
Edhe ditët e kalendarit,
Bëjnë festë për zgjimin tim,
Shekulli i ri fluturon nëpër botë,
Veç me derivatin e mendjes,
Pa vizë , pa pasaportë.