Eja të ikim
Eja me mua, të ikim nëpër natë,
M’i dëgjo këto fjalë të thjeshta.
Të ëndërrojmë botën në çdo monopat,
Mjaft! Jemi njerëz, jo pleshta.
Të ikim të dy me urbanin e vjetër,
Sa më larg, lodhur nga mjeshtra.
Atje ku mendjen s’na e marrin për tjetër,
Sado e sido me gënjeshtra.
Të shkojmë ashtu, për dore, dëgjon,
Edhe pse nëpër kohë të vrenjtur!?
Atje, ku çdo fije bari, thjesht gjelbëron,
Pa një purtekë të mbështetur.
Eja me mua, ashtu siç je, domosdo
Dhe merr vetëm puthjet me vete.
Kështu s’do ndalemi kurrë nga kushdo
Le të jenë dhe rrugë pa mokete.
Dua me shiun në agim të më zgjosh!
Mbi llamarinë si trokëllim ta dëgjojë.
Krahëve të tua i sigurtë mos ndjej moshë.
Kjo është gjithçka që kërkoj.
