Hapësira të munguara:Ildije Xhemali


HAPËSIRA TË MUNGUARA

Tregim për fëmijë

Pensioniste tashmë, unë dhe mikesha ime gjejmë shpesh kohë dhe e kalojmë bashkë.

Fëmirija jonë herë është e ngjajshme, herë ndryshon, edhe pse tek të dyja kemi ngjashmëri në mendime.

-Si e zhvillove talentin për pikturë?- e pyeta një ditë.

-Më rregjistroi babai, m’u përgjigj ajo.

Ai ishte usta i mirë në ndërtim dhe e kishin marrë për rregullim të mjediseve në Shtëpinë e Pionerit.( Kështu quhej ajo ndërtesë dikur ku zhvilloheshin rrethet jashtëshkollore të ndryshme për fëmijë.)

Eh, nuk e harroj atë ditë, kur babai më zuri nga dora dhe bashkë shkuam dhe hymë në çdo rreth që zhvillohej.

Më në fund unë qëndrova tek rrethi i piktorëve të vegjël.Isha në klasën e pestë.

Tre vjet më mjaftuan që unë të aftësohem me aftësitë dhe shprehitë e duhura dhe të fitoij të drejtën për të vazhduar Liceun Artistik, degën e pikturës.(Me sa vështirësi dhe peripeci e fitoi të drejtën një bijë jabanxhiu dhe pa poste partie e pushteti nuk po zgjatem, sepse e pagoi që nuk shkoi në Institutin e Lartë, edhe pse ishte e talentuar)Për vitet edhe jetën e mëvonëshme të saj dija mjaft.

“Dhe tani nuk besoj të mërzitesh të të tregoj edhe unë një episod nga fëmirija ime dhe e një shoqes time,” i thashë unë.

-Po të dëgjoj me kënaqësi.

Duhet të ishim në klasën e katërt.Mësuesi ynë po na përgatiste për të dhënë si klasë një program me skeçe dhe recitime për nder të Një Majit.Ndër të tjerët isha unë dhe shoqja ime Lelija.Mësuesi, mbas orëve të mësimit na shikonte përgatitjen duke na ndihmuar të paraqiteshim sa më mirë.

Programi do të shfaqej para kooperativistëve mbasdite, në sheshin ku zakonisht priteshin shokët e ardhur nga Komoteti i Partisë, ose Ekzekutiv të Rrethit tonë nga kooperativistët.Ishin vitet 1960 e ca.Fshati nuk kishte rrethe jashtëshkollore siç kishit ju në qytet, të pakta i kishim argëtimet.

E diela u caktua dita ku nxënësit pjesëmarrës do të bënin provën përfundimtare.

Unë isha e qetë se isha më e vogla në familje dhe nëna nuk më pengonte.

Lelija, sa dëgjoi mësuesin që na la porosi që ne të grupit të vinim në orën 9 të dielën në shkollë , u mpi dhe diçka po e mundonte, por nuk foli.

-Do të vish t’i thuash Jesë sime që nesër duhet të jemi në shkollë?-gati po më lutej ajo.

– Vi unë,- i premtova unë.

Mbasdite shkova tek shtëpia e saj.Ishin të dy prindërit.

-Xhaxhi Zalo, nesër, të dielën do të bëjmë provat përfundimtare dhe mësuesi na do në shkollë,- i thashë me ndrojtje të atit.

-Nëse nuk ka nevojë e ëma për ndihmën e saj, le të vi këtë herë, u përgjigj i ati.

Vonë dhe tani e kuptoj më mirë se sa u ka gëzuar shoqja ime.

Të dielën ishte ajo që erdhi tek shtëpia ime dhe u drejtuam nga shkolla.

Ne si klasë i përsëritëm shpejt dhe mësuesi mbeti i kënaqur, por duhej që numrat tanë të harmonizoheshin me numrat e klasave të tjera.

– Keni kohë gjysëm ore, shkoni në shtëpi, hani diçka dhe kthehuni, na porositi mësuesi.

“Hajde Lejla fluturojmë,” e nxita unë

-Shko ti, unë po shkoj tek dajua që është më afër shkollës, se vonohem për t’u kthyer.

“Shkojmë nga shtëpia ime sot.Nana e ndezi furrën që në mëngjes dhe patjetër përveç bukës ka gatuar edhe ndonjë fahi.”

Sa herë kisha ngrënë unë në shtëpinë e saj!

Nuk prita të mendohej, por e tërhoqa dhe zbritëm nga kodra drejt shtëpisë time duke vrapuar.

– E përfunduat përgatitjen për sot?- na pyeti nana sa na pa që u futëm në oborrin e shtëpisë.

“Nane, erdhëm të hamë diçka se kemi përsëri prova dhe do kthehemi shpejt”

Ajo preu nga një copë brushtull me djathë të njomë, na i vuri në një pjatë dhe ne u ulën

në stolin-dhe ngjitur me murin e dhomës, lyer edhe ai me gëlqere të bardhë dhe po e hanim me shije.

Nuk vonoi dhe na u afrua me nga një copë qumushtor.

Oh, sa na shijoi ajo e ngrënë!

U përshëndetëm me nanën dhe përsëri fluturuam në shkollë.

– Unë të gënjeva që do të shkoja tek dajua.Do të rrija në shkollë sa të ktheheshit ju.E dija se po të ishte babai në shtëpi, nuk do t’më linte të vija përsëri në shkollë,- më tha me gjysë zëri Lelija.

Stolin-dhe – vend i ngritur, i suvatuar, ngjitur me murin në formë stoli, që përdorej për t’u ulur.

Fahi- zakonisht ushqim i përgatitur dhe i pjekur në furrë, byrekë ose tava me mish.

Brushtull- krypanec. Miell misri, vaj ulliri, erëza.