Zymer Mehani
Kosovë- trëndafil i erërave
Kosovë-
Trëndafil i erërave
I stuhisë
I murrlanit
E tufanit
Kosovë-
Lulëkuqe erë-lirie
Vatër nderi
Bese,
Qëndrese
E lavdie
Gjuhën tënde të ëmbël
E dinë edhe yjet
Dielli
Lugjet,
Kodrat
Brigjet
Edhe pyjet
Të kam dashuri
N’t’miat poezi
Shqipe dykrenore
Flamur kuq e zi
Kosovë-
Shqipe në bajrak
Nëno, plagët e tua
Ende pikojnë gjak…