“Të dua sepse të urrej!” poezi nga Naila Hina, Pakistan


“Të dua sepse të urrej!” poezi nga Naila Hina, Pakistan

Dr. Naila Hina është një poete nga Pakistani, ish-instruktore e Universitetit të Inxhinierisë së Marinës si dhe inxhiniere e menaxhere në kompani të nivelit të lartë, e vlerësuar me shumë çmime ndërkombëtare dhe autore e më shumë se shtatëdhjetë e gjashtë librave shumëgjuhëshe.
Engr Dr. Naila Hina është mike e të gjithëve, shkrimtare, gazetare shkencore, aktiviste, këngëtare, ambasadore e vërtetë për paqen e njerëzimit si dhe për zhvillimin kulturor e shkencor, Presidente e grupit Asia Planet, Presidente e Ëndrrës së Barazisë, administratore e organizatave letrare, drejtore e përgjithshme e Agjensisë Botërore të Shtypit në Pakistan, e grupit të biznesit APCESX, SHBA. Ajo ka marrë diplomën në Inxhinieri Mekanike nga Universiteti NED i Inxhinierisë dhe Teknologjisë në Karachi dhe titullin “Doktor Honoris Kauza” në letërsi nga organizata të ndryshme ndërkombëtare si Akademia Ndërkombëtare për Zhvillimin e Paqes dhe Kulturës. Ajo është emëruar si Autorja e vitit nga StoryMirror. E talentuar në shumë fusha si dhe folëse e disa gjuhëve të huaja ajo ka shkruar poezi dhe libra qysh kur ishte fëmijë. Është duke punuar në mënyrë aktive për të realizuar ëndrrën e saj për një botë të bashkuar përmes Poezisë pa Kufij.

Të dua sepse të urrej!

Të dua sepse të urrej
Dhe të urrej sepse të dua
Unë të urrej,
Sepse nuk mund të t’rezistoj
Dhe gëzimin tim s’mund ta kontrolloj
Kur për ty mendoj

Unë të urrej
Sepse më mungon dhe nuk dua t’më mungosh
Kurrë nuk kam dashur të miqësohem me ty
Sepse e di që të dua
Dhe të dua sepse të urrej
Dhe të urrej sepse të dua …

Të urrej
sepse zemra më del nga krahërori për ty
Dhe nuk dua që zemra të arratiset për ty
Dhe të urrej

Sepse të puth
Sepse të përqafoj
Dhe s’mund të rezistoj pa të puthur e përqafuar…
Nuk dua të të puth dhe të t’përqafoj
Unë dua të të rezistoj

Kështu, të urrej sepse të dua
Dhe nuk dua të të dua sepse të urrej
Por dua të të dua sepse të Dua!

Dr. NAILA HILA
Përktheu në shqip: IRMA KURTI